Tiranë, Shqipëri | Deputetja Monika Kryemadhi doli nga ambientet e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku ajo u intervistua për rreth pesë orë.
“U dhashë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.
Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve.
E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.
Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike.
Cdo gruan që mirëmbahet dhe që kërkon korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike.
Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.
Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. jam në prokurori për padinë e Veliajt me suflerët e tij!
Është paditur mamaja ime, vëllai dhe fëmijët e mi”, tha pas daljes nga SPAK-u deputetja Kryemadhi.
“Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi.
Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin.
Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi”, tha ajo më tej.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit