top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETËT E OPOZITËS U VUNË ZJARRIN KARRIGEVE PËRPARA HYRJES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHENJË PROTESTE PËR BURGOSJEN E DEPUTETIT SALIANJI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) pasqyroi aktet e protestës së deputetëve të opozitës, të cilët, u vunë zjarrin karrigeve në hyrje të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë protestuan kundër burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

 

Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës morën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

 

Gjykata e shpalli fajtor deputetin e PDSh-së Ervin Salianji për “kallëzim të rremë”.

 

Deputeti Salianji ka mohuar çdo shkelje penale dhe e ka cilësuar gjyqin si të yshtur nga urrejtja politike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page