top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DERI NË VITIN 2035 GJYSMA E POPULLSISË SË BOTËS DO TË JETË MBIPESHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 25, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Obeziteti është një nga sëmundjet e dyshuara si kryesore e këtij shekulli.

Të dhënat më të fundit të dala nga Kongresi i 84-të Kombëtar i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë shpjegojnë edhe një herë arsyen.

Sipas vlerësimeve të fundit, deri në vitin 2035, gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë apo edhe obeze.

Nëse trendi aktual vazhdon, do të ketë 3.36 miliardë njerëz mbipeshë në mbarë botën.

Situata është më pak e rëndë, por ende shqetësuese edhe në Itali, ku të paktën 400 mijë persona vuajnë nga obeziteti, dhe në të njëjtën kohë rrezikohen nga insuficienca kardiake.

Janë gjithsej 6 milionë njerëz obezë.

Ekspertët e mbledhur në Romë kanë theksuar edhe një herë lidhjen e ngushtë midis dy patologjive: obeziteti mund të rrisë rrezikun e ngjarjeve fatale kardiovaskulare me 85%, një shifër që përkthehet në të paktën 6 vjet më pak jetëgjatësi.

Në vitin 2023, debati mbi obezitetin përfshiu gjithashtu kërkime, me përhapjen e një ilaçi të ri specifik, semaglutide.

Deri më tani, administrimi i këtij ilaçi duket se jep rezultate të mira, duke përmirësuar simptomat, funksionalitetin, dhe madje, edhe uljen e peshës trupore.

Një studim i botuar në New England Journal of Medicine tregoi se trajtimi me semaglutide, i injektuar një herë në javë, ul rrezikun e vdekshmërisë kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe goditjes me 20%.

Është pikërisht dhjami visceral dhe i barkut ai që është më i rrezikshmi dhe çfarë duhet të matet realisht: vlerësimi i thjeshtë i indeksit të masës trupore dhe rrjedhimisht i raportit ndërmjet peshës dhe gjatësisë nuk mjafton”, shpjegon ish-presidenti i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë Çiro (Ciro) Indolfi, i cili, vë në qendër të vëmendjes, shpërndarjen e yndyrës dhe jo vetëm indeksin e masës trupore.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page