top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DETI BALLTIK: AVIONËT LUFTARAKË BRITANIKË NDOQËN NJË AEROPLAN ZBULUES RUS ILYUSHIN IL-20M; 48 ORË MË VONË NJË TJETËR AVION RUS I PAIDENTIFIKUAR ISHTE NISUR NGA KALININGRADI PËR MISION MBI BALLTIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Avionët luftarakë britanikë janë ngritur dy herë në fluturim vetëm 48 orë në përgjigje të avionëve ushtarakë rusë që fluturonin pranë kufijve të NATO-s, duke sfiduar pretendimet e Moskës për një armëpushim të Pashkëve.

 

Sipas gazetës “The Telegraph”, dy avionë luftarakë RAF Typhoon në bazën ajrore Malbork në Poloni u ngritën për të kapur një aeroplan rus zbulues Ilyushin Il-20M që fluturonte mbi Detin Baltik.

 

Më pak se 48 orë më vonë, të dielën e Pashkëve, një palë tjetër avionësh luftarakë britanikë u dërguan për të kapur një avion të paidentifikuar që ishte nisur nga Kaliningradi dhe po fluturonte mbi Detin Baltik, afër hapësirës ajrore të NATO-s.

 

Përgjimet shënojnë përdorimin e parë operacional të RAF si pjesë e Operacionit Shahu, misioni i ri i Aleancës së Atlantikut të Veriut që synon forcimin e mbrojtjes ajrore në të gjithë Evropën kundër agresionit rus.

 

Sipas gazetës “Express”, ministrat e Britanisë së Madhe i cilësuan incidentet si dëshmi të mëtejshme se presidenti Vladimir Putin po shton përpjekjet e tij për të testuar vendosmërinë dhe gatishmërinë e aleancës së NATO-s.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page