Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje” për z. Rei Bitri, me moshë 21 vjeç.
Ai akuzohet se aksidentoi në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte një punonjës të Policisë së Shtetit.
Gjatë seancës gjyqësore z. Bitri pretendoi se punonjësi i Policisë së Shtetit i doli përpara papritur dhe se nuk e pa.
Në sallën e gjykimit u pretendua se punonjësi i Policisë së Shtetit ka dëmtime të lehta dhe se ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Prokuroria ka marrë edhe dëshmitë e dy kolegëve të tij që ishin me shërbim në rrugën “Xhanfize Keko”, në çastin kur ndodhi aksidenti automobilistik.
Z. Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me automjet kur punonjësi i Policisë së Shtetit i ka dhënë sinjal të ndalonte kur z. Bitri e aksidentoi duke e lënduar në këmbë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments