Paris, Francë | Revista satirike franceze Charlie Hebdo, dhjetë vjet pas sulmit të përgjakshëm të 7 janarit 2015, botoi një numër special prej 32 faqesh për të kujtuar atë ngjarje dhe për të përkujtuar viktimat e saj, duke përfshirë karikaturat e Zotit të zgjedhura në kontekstin e një konkursi ndërkombëtar të nisur në fund të vitit 2024.
“Ata nuk e vranë Charlie Hebdo dhe ne duam që ai të zgjasë 1000 vjet”, tha kryeredaktori Gérard Biard për agjencinë e lajmeve AFP.
Dymbëdhjetë persona, përfshirë tetë anëtarë të redaksive, u vranë në sulmin ndaj të përjavshmes nga vëllezërit Chérif dhe Saïd Kouachi, francezë me origjinë algjeriane, të cilët, ishin betuar për besnikëri ndaj Al-Kaedës.
Pas dy ditësh kërkimi, këta të fundit u vranë nga një ekip ndërhyrjeje i GIGN, grupi elitar i xhandarmërisë franceze, në një shtypshkronjë në Dammartin-en-Goële (Seine-et-Marne), 45 km larg Parisit, ku ishin strehuar.
Gazeta anarkiste dhe antiklerikale, e lindur në vitin 1970 nga hiri i revistës Hara-Kiri, kishte qenë objektiv i kërcënimeve xhihadiste pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në vitin 2006.
Mes viktimave të sulmit ishte edhe drejtori i saj, i cili, ishte një figurë simbolike e botimit, karikaturisti Charb, si dhe dy legjenda të karikaturës në Francë, Cabu dhe Wolinski.
Sulmi ndaj Charlie Hebdo ishte i pari i një serie që shënoi një vit veçanërisht të errët për Francën; sulmet nga ekstremistët islamikë i kushtuan më pas jetën një policeje të nesërmen në Montrouge, në jug të Parisit, ndërsa më 9 janar u vu në shënjestër të një dyqan kosher në Porte de Vincennes ku vdiqën katër njerëz të besimit hebre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments