DHJETËRA MIJËRA NË FRANCË KUNDËR RACIZMIT DHE TË DJATHTËS EKSTREME | PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË PARIS: 3 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 23
- 1 min read

Paris, Francë | Dhjetëra mijëra njerëz (90000, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme) marshuan në të gjithë Francën kundër racizmit dhe rritjes së ekstremit të djathtë, disa duke synuar administratën e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerë duke valëvitur flamujt palestinezë.
Në Paris ndodhën disa përplasje mes policisë dhe demonstruesve: tre persona u plagosën, ndërsa një gazetar raportoi në rrjetin social virtual Iks (X) se ai ishte plagosur nga një shkop policie dhe dy persona u arrestuan.
Demonstratat u zhvilluan në sfondin e një ndryshimi të krahut të djathtë në politikën franceze, ku qeveria u zotua të forcojë politikat e imigracionit dhe kontrollet kufitare.
Shumë prej tyre kanë theksuar fuqinë në rritje të forcave politike reaksionare, në Francë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kryeqytetin francez, mijëra njerëz (21000) dolën në rrugë. “Fashizmi është gangrenë nga Uashingtoni në Paris”, shkruhej në një parrullë.
Diku tjetër në Francë, ku marshuan 69400 njerëz, pati tre arrestime.
“Në qytetin port jugor të Marsejës, rreth 3300 njerëz dolën në rrugë, ndërsa 2600 protestuan në Lille në veri”, sipas policisë.
“Kundër islamofobisë shtetërore dhe 'Tesla është svastika e re”, shkruan disa nga tabelat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments