Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro priti të dërguarin e posaçëm (special) të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) Riçërd Grenll (Richard Grenell), në pallatin presidencial Miraflores.
Z Grenll (Grenell) shkoi në Karakas për të marrë miratimin për të dëbuar anëtarët e organizatës kriminale transnacionale venezueliane Tren de Aragua të arrestuar edhe në Shtetet e Bashkuara si për të marrë lirimin e qytetarëve të shumtë amerikanë të burgosur në Venezuelë.
Shtrëngimi i duarve mes diktatorit Maduro dhe të dërguarit të posaçëm Grenll (Grenell) u transmetua drejtpërdrejt nga kanali shtetëror Venezuela de Televisión (VTV).
Shtëpia e Bardhë sqaroi sot se udhëtimi i z. Grenll (Grenell) në Karakas nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara e njohin diktatorin Maduro si president të Venezuelës.
“Absolutisht jo”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerolain Levit (Karoline Leavitt), duke shpjeguar se z. Grenell udhëtoi për në Venezuelë me dy direktiva shumë të qarta, konkretisht të sigurohet që:
1- Anëtarët e Tren de Aragua, 400 prej të cilëve janë aktualisht në paraburgim në Amerikë, të riatdhesohen në Venezuelë.
2- Të gjithë të burgosurit amerikanë të kthehen në shtëpi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments