top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO: DO TË MBROJMË PUSHTETIN ME ARMË | PO PËRGATITEMI SË BASHKU ME KUBËN DHE NIKARAGUAN PËR SULM TË MUNDSHËM NGA VENDET KAPITALISTE.

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolás Maduro), i cili, mori detyrën të premten për një mandat të tretë radhazi, njoftoi se vendi i tij po përgatitet, së bashku me qeveritë e Kubës dhe Nikaraguas (të vetmet që dërgojnë krerët e tyre të shteteve në ceremoninë e betimit të tij), marri armët, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur atë që ai e quajti të drejtën për paqe.

 

Gjatë mbylljes së “Festivalit Ndërkombëtar Antifashist Botëror”, i mbledhur dhe i organizuar në Karakas nga qeveria kryesore në pushtet, trashëgimtari i Hugo Çavesit (Chavez) e lidhi deklaratën e tij me krijimin e një aleance të madhe botërore të ngjashme me atë që, sipas tij, luftoi kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Diktatori Maduro theksoi se çdo konflikt do të varet nga veprimet e jashtme.

 

Nëse është e lehtë, ne do të ecim përpara lehtë. Por nëse do të ishte me dhunë, ne do t'i mposhtim me forcë, që ata të respektojnë popullin tonë”, shtoi ai.

 

Nëse një situatë e tillë do të lindte, Venezuela do të ishte e gatshme të përballej me armë në dorë si pjesë e një lufte të armatosur legjitime”, përfundoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page