DIPLOMACIA E METALEVE ËSHTË DIPLOMACIA E SË ARDHMES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 5, 2023
- 2 min read

Paris, Francë | Kalimi në lëvizjen e pritshme të përhapur elektrike, mund të çojë jo vetëm në probleme në furnizimin me metale të rralla (thelbësore për motorrët dhe bateritë), por, veçanarisht me bakër, i cili, do të nevojitet në vitet e ardhshme për të forcuar rrjetet e shkatërrimit. Ky alarm u lëshua me rastin e samitit të parë ndërkombëtar për metalet kritike, i organizuar nën kujdesin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), që u zhvillua në Paris, duke mbledhur përfaqësues të 47 vendeve konsumatore dhe prodhuesve, me përjashtim të Kinës dhe Rusisë. Objektivi kryesor i këtij samiti ishte përcaktimi i tipareve të para, të asaj që është përcaktuar si “Diplomaci Metalike”, një modus operandi i përbashkët, i cili, duhet të garantojë dhe diversifikojë furnizimet, dhe të çojë në një rritje të prodhimit, duke shmangur problemet sociale dhe mjedisore, të krijuara nga aktiviteti minerar. “Duhen më shumë projekte për rikuperimin e minierave dhe për riciklimin, deri në vitin 2030”, tha z. Fatih Birol, drejtor i përgjithshëm i IEA. Në analizën e saj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thekson se vetëm elektrifikimi i transportit do të trefishojë kërkesën për bakër deri në vitin 2040. Kjo gjë që do të çojë në një zhvendosje të qendrës së gravitetit drejt Kinës. E gjithë kjo do të shtojë (sipas IEA) shumëfishimin e pritshëm të kërkesës deri në vitin 2040, me një faktor 40% për litiumin dhe rreth 20% për kobaltin dhe nikelin. Vetëm në segmentin e baterive (ne lexuam librin e fundit “Metaux, ari i ri i zi”, nga z. Emmanuel Hache dhe z. Benjamin Louvet), Kina përpunon rreth 67% të kobaltit, 62% të litiumit, 60% të manganit në mbarë botën, dhe 32 % të nikelit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments