top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIPLOMATI DANEZ PETER SORENSEN U EMËRUA NGA KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN SI I DËRGUARI I TIJ I POSAÇËM PËR BISEDIMET NDËRMJET PRISHTINËS DHE BEOGRADIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi të hënën zyrtarisht diplomatin danez Peter Sorensen si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Z. Sorensen zëvendëson në këtë post diplomatin sllovak Miroslav Lajçak, mandati i të cilit përfundon më 31 janar 2025 - pa ndonjë rezultat të dukshëm.

 

Në një njoftim të Këshillit Evropian thuhet se detyrat e Përfaqësuesit të ri të posaçëm të Bashkimit Evropian do të jenë të lehtësojë dialogun që do të kontribuojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të miratuar në shkurt dhe Mars 2023.

 

Z. Sorensen do të marrë detyrën e tij më 1 shkurt 2025, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.

 

Diplomati danez Sorensen ka një përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ai ka shërbyer si këshilltar i Lartë i Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në misionin e UNMIK-ut në Kosovë si dhe në misione tjera në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe në Serbi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page