DISA VEÇRORI TË KAMERËS SË SAMSUNG GALAXY S24 ULTRA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 29, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Samsung Galaxy S24 Ultra do të mund të pajiset me një kamerë telefoto të përmirësuar, sipas detajeve të raportuara nga ente mediatike të ndryshme.
Seria S24 e Samsung Galaxy, bashkë me modelin Ultra, pritet të lëshohen në mes të muajit janar të vitit 2024.
Siç raportohet, modeli premium S24 Ultra pritet të pajiset me një kamerë telefoto të përmirësuar që ofron zmadhim optik deri në 5x.
Muaj më parë, Apple prezantoi modelin 15 Pro Max, që kishte i pajisur me një kapacitet kamere me zmadhim optic 5x, përmes një lente tetraprism telefoto.
Siç raportohet, Galaxy S24 Ultra do të pajisjet gjithashtu me një kamerë 50 megapikselëshe, që mund të kapi pamje, me një rezolucion prej 6.120×8.160 pikselësh, ndërsa madhësia e skedarit të imazhit të kapur është 20.76MB.
Duhet të theksohet se një numri më i lartë megapikselëve nuk përkthehet automatikisht në cilësi më të mirë të pamjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments