top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DITA BOTËRORE E UJIT: SHQIPËRIA VENDI MË I PASUR ME REZERVA UJORE NË EVROPË; SHQIPTARËT NUK KANË UJË NËPËR BANESA SEPSE KLASA POLITIKE SUNDUESE VJEDH PARATË E BUXHETIT TË SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Uji është jetë, por, për miliona njerëz në mbarë botën ai mbetet një luks i papërballueshëm.

 

Shqipëria, edhe psë është vendi më i pasur me rezerva ujore në Evropë, nuk arrin të ofrojë ujë të rrjedhshëm nëpër banesat e mbarë qytetarëve të saj.

 

Kjo gjendje katastrofike është produkt i qëndrimeve kriminale që manifeston klasa politike sunduese, e cila, vjedh paratë e buxhetit të shtetit dhe kësisoj pengon kryerjen e investimeve në ujësjellësa.

 

Sot, 1 në 4 persona nuk ka qasje në ujë të pijshëm të sigurt. Pa ujë nuk ka të ardhme: Të lashtat thahen, bagëtia ngordh, ushqimi bëhet luks.

 

Këto janë disa nga pasojat katastrofike të mungesës së ujit, përbërësit të padukshëm në çdo vakt që ushqen tokën, rregullon klimën dhe mban gjallë ekosistemet.

 

Kur ushqimi është i pakët, çmimet rriten, duke lënë miliona njerëz, veçanërisht fëmijët, pa një vakt të garantuar.

 

Ndër shkaqet kryesore të kësaj situate janë ndryshimet klimatike, të cilat, ndryshojnë modelet e reshjeve dhe rrisin shpeshtësinë e thatësirave dhe përmbytjeve.

 

Për më tepër, mungesa e ujit të pijshëm përkeqësohet nga konfliktet e armatosura, të cilat, shkatërrojnë infrastrukturën ujore dhe nga ndotja e mjedisit.

 

27% e vdekjeve tek fëmijët nën pesë vjeç janë të lidhura drejtpërdrejt me sëmundje serioze të parandalueshme të transmetuara nga uji i kontaminuar.

 

Në zonat e konfliktit, fëmijët kanë 20 herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e lidhura me ujin e pasigurt sesa nga dhuna e drejtpërdrejtë e luftës.

 

Kolera, dizenteria dhe infeksionet e zorrëve janë jo vetëm kërcënuese për jetën, por pengojnë trupin të përthithë lëndët ushqyese, duke çuar në një gjendje të kequshqyerjes akute.

 

Ndikimi i mungesës së ujit nuk kufizohet vetëm në shëndet. Në shumë rajone të botës, gratë dhe vajzat janë përgjegjëse për mbledhjen e ujit, duke ecur për milje çdo ditë për të arritur në burime shpesh të kontaminuara.

 

Kjo do të thotë  më pak kohë për të studiuar, më pak mundësi për të punuar, më shumë përpjekje fizike dhe më shumë rreziqe.

 

Për më tepër, mungesa e tualeteve dhe ujit adekuat në shkolla detyron shumë vajza të ndërpresin shkollën pasi të vijë cikli i tyre menstrual. Një pengesë më shumë, ende shumë reale, në shumë vende të botës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page