DITA E ALFABETIT: KONGRESI I MANASTIRIT ËSHTË THEMEL I UNITETIT KOMBËTAR | ALFABETI I VETMI MJET ME TË CILIN KOMBI DO TË PËRPAROJË THA DIKUR AT GJERGJ FISHTA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 22, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kongresi i Manastirit është një ndër momentet madhore të historisë së kombit shqiptar.
I mbajtur 116 vjet më parë, ai është hapi i fundit i Rilindjes Kombëtare për krijimin e shtetit shqiptar.
Të mbledhur nga të gjitha trojet, pa dallime fetare dhe krahinore, intelektualë të shquar arritën njëhsimin përfundimtar të alfabetit shqip, si një domosdoshmëri edhe për bashkimin e kombit.
Kongresi i Manastirit nuk qe vetëm Kongres i alfabetit të gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe ishte mjeti i zgjimit dhe i thellimit të vetëdijes kombëtare dhe i bashkimit kombëtar.
“Alfabeti i vetmi mjet me të cilin kombi do të përparojë”, tha dikur At Gjergj Fishta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments