top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DITA E UNITETIT KOMBËTAR ITALIAN: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) DHE ZYRTARËT KRYESORË MBAJTËN CEREMONI NË “ALTARIN E ATDHEUT” (ALTARE DELLA PATRIA).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Romë, Itali | Ceremonia e Ditës së Bashkimit Kombëtar, Kushtetutës, himnit dhe flamurit, me zyrtarët e lartë të shtetit u mbajt në Altarin e Atdheut.

 

I pritur në Sheshin Venecia (Piazza Venezia) nga ministri i Mbrojtjes Guido Korseto (Crosetto), presidenti i Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella), pas himnit kombëtar, vendosi një kurorë dafine mbi varrin e Ushtarit të Panjohur.

 

Pasi ndaloi në heshtje, presidenti Matarela (Mattarella) përfundoi ceremoninë duke përshëndetur autoritetet dhe zyrtarët e lartë të pranishëm në ceremoni, duke përfshirë kryeministren Xhorxha (Giorgia) Meloni, presidentin e Senatit Injacio (Ignazio) La Russa, kryetarin e Dhomës Lorneco (Lorenzo) Fontana dhe presidentin e Gjykatës Kushtetuese Xhovani (Giovanni) Amoroso.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page