top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DOMENI I PARË NË INTERNET LINDI 40 VJET MË PARË: PËRPARA SE TË LINDTE INTERNETI | AI ISHTE SYMBOLICS.COM; U REGJISTRUA NË MUAJIN MARS TË VITIT 1985.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Dyzet vjet më parë, në muajin mars të vitit 1985, u regjistrua domeni i parë i uebit: ishte Symbolics.com, i regjistruar nga një kompani kompjuterike amerikane që shkroi një kapitull themelor në historinë e internetit edhe para se të lindte World Wide Web në 1991.

 

Vetëm më shumë se një dekadë më vonë domenet do të bëheshin një standard për bizneset dhe individët.

 

Symbolics Computer Corporation e Kembrixhit, Mesëçusets (Massachusetts), paraqiti emrin e saj të domain-it më 15 mars, 40 vjet më parë, dhe ai ndryshoi duart në vitin 2009, kur u ble nga z. Aron Meystedt, themeluesi i Napkin.com.

 

Tani historia e domenit ka uebsajtin e vet të dedikuar.

 

Fakt argëtues: Symbolics është gjithashtu i njohur për një softuer që, ndër të tjera, është përdorur për të krijuar disa skena në Star Trek III: The Search for Spock.

 

Më pas, vetëm pesë domene u regjistruan në të gjithë vitin 1985. Apple e regjistroi në muajin shkurt të vitit 1987, Microsoft priti deri në vitin 1991. Në Itali domeni i parë “.it” ishte ai i Cnr, i cili u bë aktiv më 1 janar 1988.

 

Rrjeti përpara Internetit quhej Arpanet dhe ishte një projekt i kërkuar nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ës në vitin 1969.

 

Por që të ngrihej World Wide Web, një rrjet që do të lejonte lidhjen e teksteve dhe fjalëve të shumta me njëri-tjetrin në shumë kompjuterë të rrjetëzuar në mbarë botën, do të duheshin edhe disa dekada të tjera dhe ndërhyrja e z. Tim Berners-Lee.

 

Në vitin 1989 “babai i internetit” prezantoi një ese në CERN në Gjenevë, e cila, përfaqësonte bazën teorike, në vitin 1991 uebfaqja e parë doli në internet.

 

Që nga dhjetori 2024, sipas të dhënave nga faqja e internetit openprovider, ka rreth 1600 domene dhe shtesa të ndryshme të internetit (d.m.th. shkronjat që pasojnë pjesën e fundit të adresës) në botë.

 

Ndër më të zakonshmet është “.com” me 156.7 milionë emra domenesh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarii

Evaluat(ă) cu 0 din 5 stele.
Încă nu există evaluări

Adaugă o evaluare
bottom of page