top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DOSJET E DEKLASIFIKUARA TË AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) ZBULOJNË SE U PËRDOR KËRKIMI PSIKIK PËR VENDNDODHJEN E ARKËS SË BESËLIDHJES | PROJEKTI SEKRET I KODUAR “SUN STREAK” I VITIT 1988.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Dokumentet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të deklasifikuara së fundmi zbulojnë se në vitin 1988, CIA kreu një eksperiment si pjesë e një projekti sekret të quajtur “Sun Streak”, me qëllim gjetjen e objektit të humbur duke përdorur teknika të shikimit në distancë.

 

Në një nga këto eksperimente, një person i identifikuar si Shikuesi i Largët (Remote Viewer) Nr. 032 u ngarkua me gjetjen e një objektivi të panjohur, që ishte në fakt Arka e Besëlidhjes.

 

Pa njohuri paraprake për objektivin Shikuesi i Largët (Remote Viewer) Nr. 032 përshkroi një enë të bërë prej druri, ari dhe argjendi, të stolisur me imazhe të engjëjve me gjashtë krahë dhe në formë të ngjashme me një arkivol.

 

Objektivi është një kontejner. Kontejneri përmban një enë tjetër brenda tij”, tha Shikuesi i Largët (Remote Viewer) Nr. 032, sipas entit mediatik Shtypi i Jorkut të Ri (New York Post).

 

Shikuesi e përshkroi më tej objektin si të fshehur - nëntokësor, i errët dhe i lagësht, duke treguar natyrën e fshehtë të vendndodhjes së tij.

 

Shikuesi e perceptoi praninë e entiteteve mbrojtëse, duke paralajmëruar se kushdo që do të tentonte hyrjen e paautorizuar në Arkë do të shkatërrohej nga mbrojtësit e kontejnerit nga një forcë e panjohur për ne.

 

Për më tepër, Shikuesi sugjeroi se vendi ishte i populluar nga individë arabishtfolës të veshur me të gjitha të bardha, me pamje që tregojnë praninë e kupolave ​​të xhamisë”, siç raportohet nga enti mediatik “Insider Paper”.

 

Qëllimi i objektivit është të bashkojë njerëzit. Ka të bëjë me ceremoninë, kujtimin, homazhet, ringjalljen”, tha Shikuesi, sipas entit mediatik “Metro”.

 

Ka një aspekt të spiritualitetit, informacionit, mësimeve dhe njohurive historike shumë përtej asaj që ne dimë tani”, tha ai më tej.

 

Projekti Sun Streak i CIA-s, i nisur në vitet 1980, u përpoq të punësonte individë me aftësi të supozuara psikike për të lokalizuar objektivat e largët duke përdorur vetëm koordinatat gjeografike.

 

Gjetjet e projektit nxitën debate midis historianëve, arkeologëve dhe teoricienëve të konspiracionit.

 

Arka e Besëlidhjes, e konsideruar si objekti më i shenjtë në judaizëm, u ndërtua nga izraelitët rreth shekullit të 13-të pes”, sipas Ungjillit.

 

Thuhet se Moisiu i vendosi pllakat prej guri të gdhendura me Dhjetë Urdhërimet brenda Arkës.

 

Ajo u vendos në Shenjtin e të Shenjtëve, dhoma më e brendshme e Tempullit në Jerusalem, derisa u zhduk gjatë pushtimit babilonas në vitin 586 pes.

 

Gjatë shekujve, u shfaqën teori të shumta në lidhje me fatin e Arkës.

 

Një teori pretendon se ajo u dërgua në Etiopi, ku supozohet se gjendet në një kishë lokale të quajtur Maria e Sionit.

 

Në vitin 2018, një grup të krishterësh amerikanë nga Instituti i Kërkimit dhe Eksplorimi i Arkeologjisë Biblike (BASE) pretenduan se kishin zbuluar Arkën brenda një kishe të largët në Afrikë, sipas entit mediatik “Metro”.

 

Megjithatë, shumë studiues e hodhën poshtë këtë pretendim, duke e lënë një mister vendndodhjen e tij të vërtetë.

 

Dokumenti i deklasifikuar përfshinte disa faqe vizatimesh që përshkruanin një nga katër serafinët që qëndrojnë në qoshet e Arkës, si dhe një vizatim mumjesh të rreshtuara në një mur.

 

Raporti përfshin gjithashtu skica të një xhamie me kube, duke nxitur spekulime të mëtejshme rreth vendndodhjes së Arkës në Lindjen e Mesme.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page