DREJT INTELIGJENCËS HIBRIDE: NDËRVEPRIM MIDIS INTELIGJENCËS NJERËZORE DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE | “SISTEMI 0” ËSHTË VERSION I PËRMIRËSUAR I MENDIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 27, 2024
- 2 min read

Milano, Itali | Një lloj inteligjence hibride e lindur nga ndërveprimi midis inteligjencës njerëzore dhe artificiale: kjo është forma e re e mendimit që po shfaqet, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature Human Behavior, i udhëhequr nga Universiteti Katolik i Milanos dhe i lindur nga bashkëpunimi midis disiplinave të ndryshme, nga neuropsikologjia në shkencat kompjuterike te filozofia dhe gjuhësia.
Autorët e hulumtimit e quajtën formën e re të të menduarit hibrid “Sistemi 0”, për ta dalluar atë nga të menduarit intuitiv, të shpejtë dhe automatik (Sistemi 1) dhe të menduarit analitik dhe reflektues (Sistemi 2).
Është një revolucion që sapo ka filluar, thonë ata, zhvillimet e të cilit varen vetëm nga aftësia e qenieve njerëzore për të menaxhuar ndërveprimin me inteligjencën artificiale.
“Rreziku është të mbështetemi shumë në Sistemin 0 pa ushtruar mendim kritik”, paralajmërojnë koordinatorët e studimit, si z. Xhuzepe (Giuseppe) Riva, drejtor i Laboratorit të Teknologjisë Humane të Universitetit Katolik të Milanos dhe i Laboratorit të Teknologjisë së Aplikuar për Neuropsikologjinë në Institutin Auxologico, dhe z. Mario Ubiali themelues dhe CEO i start-up Thimus.
“Ajo që është e qartë është se ‘Sistemi 0’ nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë kapacitetin tonë për të menduarit kritik, por vetëm ta ndihmojë atë”, shkruan grupi kërkimor, i cili përfshin gjithashtu z. Massimo Chiriatti nga Grupi i Zgjidhjeve Infrastrukturore të Lenovo-s, znj. Marianna Ganapini nga departamenti i Filozofisë i Union College në Nju Jork, z. Enrico Panai i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Gjuhës së Shkencave të Universitetit Katolik të Milanos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti