Selenicë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj, e cila, synon të mbështesë procesin e riintegrimit dhe punësimit të të dënuarve.
Sipas drejtorit Qose ky bashkëpunim është pjesë e përpjekjeve për të krijuar një mjedis ku personat në konflikt me ligjin mund të rifillojnë një jetë të re dhe të qëndrueshme, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe për komunitetin që i rrethon.
“Jam thellësisht mirënjohës ndaj Bashkisë Selenicë për përqafimin e këtij projekti dhe për vullnetin e treguar për të kontribuar në transformimin e këtyre individëve në pjesëtarë aktivë të shoqërisë”, shkruan drejtori Qose në një postim në rrjetet sociale virtuale.
Drejtori Qose nënvizon me tej se përfshirja e mundësive të punësimit nga pushteti vendor ndihmon personat në konflikt me ligjin të integrohen në shoqëri.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose prej muajsh ka nisur një proces nënshkrimi marrëveshjesh me bashki të vendit, me qëllim punësimin dhe riintegrimit të personave të dënuar.
Synimi është ndërtimi i një mjedisi të përshtatshëm, ku të dënuarit të rifillojnë një jetë të re, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe për komunitetin që i rrethon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments