top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE KLEVIS QOSE PRITI NË NJË TAKIM ZYRTAR AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË TË AKREDITUAR NË TIRANË TAJAR KAGAN ATAI (TAYYAR KAĞAN ATAY).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë të akredituar në Tiranë, Tajar Kagan Atai (Tayyar Kağan Atay).

 

Takimi u zhvillua me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sistemit penitenciar (ndëshkimor penal).

 

Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe u përqendrua në mundësitë konkrete të angazhimit të shtetit turk në mbështetje të sistemit penitenciar shqiptar.

 

Drejtori Qose kërkoi përfshirje të ekspertizës turke në fushat e trajnimeve, proceseve rehabilituese dhe integruese të të dënuarve, si dhe mbështetje të veçantë për Institucionin e Mjekësisë së Posaçme në Lezhë, ku qëndrojnë 480 shtetas (pacientë) që kanë një vendim gjykate me masë mjekësore.

 

Kjo përbën një sfidë reale për sistemin tonë”, deklaroi z. Qose, duke nënvizuar se nevojat për përmirësimin dhe mbështetjen e këtij target grupi janë prioritet i vazhdueshëm për sistemin.

 

Ai theksoi gjithashtu nevojën për organizimin e vizitave studimore për stafin e burgjeve shqiptare në institucionet homologe turke.

 

Ambasadori i Republikës së Turqisë Atai (Atay) vlerësoi mikpritjen e drejtorit të Përgjithshëm Klevis Qose dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar me projekte konkrete në funksion të përforcimit të sistemit penitenciar shqiptar.

 

Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë, si në planin ndërinstitucional, ashtu edhe në atë politik.


Dua të konfirmoj se, në cilësinë e ambasadorit, jam i gatshëm të mbështes thellimin e bashkëpunimit”, tha ambasadori Atai (Atay).

 

Ambasadori Atai (Atay) bëri me dije gjithashtu se në muajin korrik pritet të realizohet vizita e Ministrit të Drejtësisë së Turqisë në Shqipëri, ku do të zhvillohet një agjendë dypalëshe.

 

Kjo është një mundësi shumë e mirë që kërkesat tuaja t’i përcillen drejtpërdrejt palës turke. Ne do t’ju qëndrojmë pranë deri në realizimin e tyre”, tha ambasadori Atai (Atay).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page