top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DREJTUES MADHOR ILIR PRODA PRITI NË NJË TAKIM ZYRTAR KRYEPROKUROREN E MBRETËRISË SË BELGJIKËS ANN FRANSEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 7, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar kryeprokuroren e Mbretërisë së Belgjikës Ann Fransen.

 

Takimi i konsiderua shumë i rëndësishëm për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllim hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale; konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të agjenturës së krimit ordiner.

 

Në takimin mes tyre, ishin të pranishëm edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të RSh-së, si dhe magjistratë të Mbretërisë së Belgjikës.

 

Palët u dakordësuan për vënien të dispozicion të skuadrave të përbashkëta hetimore, të ekspertëve më të mirë, të cilët, do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca, do të kryejnë hetime penale dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore, me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

 

Gjithashtu, gjatë takimit ata vlerësuan punën profesionale të oficerës së kontaktit në Shqipëri, znj. Eva Mielnicki.

 

Drejtori i Përgjithshëm Proda i propozoi kryeprokurores Fransen, nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe kërkoi që për çdo shtetas shqiptar të dënuar në Belgjikë, të bashkëpunohet me Policinë e Shtetit, të RSh-së, në mënyrë që të nisë hetimi pasuror.

 

Gjithashtu, drejtori Proda e garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, e RSh-së gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri në cdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar.

 

Kryeprokurorja Fransen uroi Drejtorin e Përgjithshëm Proda për detyrën dhe u shpreh se gjatë punës së saj, policinë shqiptare e ka konsideruar partnere parësore.

 

Gjithashtu, shprehu përgëzime për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, të konkretizuar me operacione të përbashkëta dhe me ekzekutimin e menjëhershëm të letërporosive të agjencive ligjzbatuese belge.

 

Kryeprokurorja belge shprehu gatishmërinë për të çuar më tej këtë bashkëpunim, për përmbushjen e misionit madhor, sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page