top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA PRITI NË TAKIM ZYRTAR AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË TAYYAR KAĞAN ATAY.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 10
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Ilir Proda priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë Tayyar Kağan Atay.

 

Ata vlerësuan rezultatet e bashkëpunimit historik të Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Turqisë dhe me ambasadën e Turqisë në Tiranë, si dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim policor.

 

Drejtori Proda shprehu falënderim, në veçanti, për bashkëpunimin me homologët turq për kapjen në Turqi, të shtetasit të shumëkërkuar Dritan Rexhepi, dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Republikës së Turqisë ka një bazë solide, sepse mbështetet në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.


Falënderoj Policinë e Turqisë, për kontributin e vlefshëm që ka dhënë për Policinë e Shtetit, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë të trajnimeve të punonjësve të Policisë shqiptare.


Policia e Shtetit është e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit, për të krijuar ekipe të përbashkëta hetimore, duke shkëmbyer informacione dhe zhvilluar operacione të përbashkëta, si dhe për të zhvilluar vizita në të dyja vendet, për shkëmbimin e eksperiencave”, tha drejtori i Përgjithshëm Proda.

 

Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Republikën e Shqipërisë, Tayyar Kağan Atay vlerësoi bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese të Republikës së Turqisë dhe Policisë së Shtetit dhe garantoi drejtorin Proda se ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë është e angazhuar maksimalisht për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe për ofrimin e mundësive të reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Policia turke.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page