DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI: KA RËNIE TË NUMRIT TË KALLËZIMEVE NGA ANA E POLICISË SË SHTETIT; DENONIMET NGA QYTETARËT JANË TREGUES BESIMI NDAJ PROKURORISË SË POSAÇME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kreu raportim vjetor.
Ai ishte i shoqëruar nga prokurorët e Posaçëm Adnand Xholi dhe Klodian Braho (shefa sektorësh).
Z. Dumani deklaroi se numri i të burgosurve nga hetimet penale paraprake të Prokurorisë së Posaçme zë 9.5% së tërësisë së të burgosurve.
Ai shtoi se janë 145 çështje me 765 subjekte të pandehur, ndërsa për 91 çështje gjykimi penal është në vazhdim.
“Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK-ut.
Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit.
Numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK zë 9.5% të totalit të të burgosurve.
145 çështje me 765 persona të pandehur. Për 91 çështje vazhdon gjykimi”, tha z. Dumani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments