top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI THA NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË: SI KA MUNDËSI QË DOGANAT DHE TATIMET NUK KRYEJNË KALLËZIME PENALE NË SPAK?; KAQ TË QELIBARTË JANË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani.

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kreu raportim vjetor.

 

Ai ishte i shoqëruar nga prokurorët e Posaçëm Adnand Xholi dhe Klodian Braho (shefa sektorësh).

 

Gjatë fjalës së tij z. Dumani vuri në dukje rënien e numrit të kallëzimeve penale në Prokurorinë e Posaçme nga institucionet publike, duke marrë si shembull doganat dhe tatimet.

 

Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK”, pyeti me shumë seriozitet drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Dumani.

 

Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana.


Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni.


Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK.


Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin.


Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha z. Dumani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page