DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI THA NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË: SUBJEKTET E KRIMIT TË ORGANIZUAR DO TË DUHET TË EKSTRADOHEN NGA SPAK-u; LYPEN NDRYSHIME LIGJORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kreu raportim vjetor.
Ai ishte i shoqëruar nga prokurorët e Posaçëm Adnand Xholi dhe Klodian Braho (shefa sektorësh).
Në kuadër të agjendës së tij profesionale z. Dumani iu përgjigj disa pyetjeve të parashtuara ndaj tij nga ana e anëtarëve të KLP-së.
Në përgjigjen kushtuar njërës prej tyre z. Dumani deklaroi: “Nisur edhe nga fakti këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários