DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI THA NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË: ËSHTË KONSTATUAR QË KA HETUES TË SHKËLQYER TË BKH-së POR EDHE HETUES QË LËNË PËR TË DËSHIRUAR | (DUDUKË)
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kreu raportim vjetor.
Ai ishte i shoqëruar nga prokurorët e Posaçëm Adnand Xholi dhe Klodian Braho (shefa sektorësh).
“Siç e dini sa i takon BKH -së ne kemi 60 hetues të BKH-së të cilët janë ndarë në dy seksione.
Unë edhe herën e kaluar e kam thënë, kemi hetues të BKH-së shumë të mirë, shumë të mirë profesionalisht që i themi në të zbardhin faqen në hetim me kuptimin që edhe prokurorit ia bën punën edhe më të lehtë.
Ka hetues që lënë për të dëshiruar, është një proces vlerësimi që bëhet nga BKH-ja dhe prokurorët e posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH-së, edhe në vlerësimin e fundit që është bërë është vënë re ka hetues që shkëlqejnë dhe hetues që lënë për të dëshiruar”, tha z. Dumani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios