DROGË + DOLLARË + DIPLOMACI | DOKUMENTARI GJERMAN I TRANSMETUAR NGA “ARTE”: A ËSHTË SHQIPËRIA PËR NË BASHKIMIN EVROPIAN?
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Në dokumentar theksohet se përfitues nga e gjithë kjo është kryeministri Edi Rama me klikën e tij dhe strukturat mafioze në vend”.
Rrjeti i njohur televiziv europian “ARTE” ka transmetuar një dokumentar kushtuar Shqipërisë ku hidhen dyshime të forta për rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Në dokumentarin e titulluar “Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci/ Shqipëria dhe BE” thuhet se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është konsideruar si domosdoshmëri.
“Favorizimi dhe një qeveri e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE konsiderohet si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës”, thuhet ndër të tjera në dokumentar.
Aty nënvizohet se Bashkimi Evropian është e përgatitur të anashkalojë dështimet e qarta në drejtim të standardeve të demokracisë dhe lirisë së shtypit.
Në dokumentar theksohet se përfitues nga e gjithë kjo është kryeministri Edi Rama me klikën e tij dhe strukturat mafioze në vend.
“Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi.
Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër.
Edhe pse krerët e qeverive evropiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik”, citon dokumentari i “ARTE” i transmetuar edhe në një televizionet më të mëdha gjermane si “ARD”.
“Vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, Bashkimi Evropian duket se është i gatshëm të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit.
Nga kjo përfitojnë tani kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij.
Por çfarë lloj vendi është ky, që nga njëra anë në vitin 2023 tërheq çdo vit më shumë se 10 milionë vizitorë në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë, ndërsa nga ana tjetër, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka shpenzuar miliona euro ndihmash?
Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.
Në fund, mbetet pyetja: A është Shqipëria gati për Europën? Dhe është Europa gati të pranojë një vend që është përfshirë nga protesta masive dhe struktura mafioze?”, thuhet në dokumentarin me regji të z. Niko Karasek.
Ai ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Sali Berisha, gazetarë vendas dhe të huaj si dhe politikanë.
Për të ndjekur dokumentarin e plotë në platformën You Tube trokisni (klikoni) këtu: 👇👇👇
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments