DRONËT RUSË PO GODASIN NË KHERSON; NUK KA ARMËPUSHIM; VAZHDOJNË SULMET NDAJ CIVILËVE; PO GODITEN NDËRTESAT DHE MAKINAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Kështu duket armëpushimi rus i Pashkëve në rajonin Kherson: rreth orës 18:00, pas një sulmi nga 8 dronë rusë, 7 apartamente në një ndërtesë në lagjen Dniprovski të Khersonit morën flakë.
Në orën 19:05, një dron goditi një makinë civile në Urozhaine. Një orë më vonë, një tjetër drone sulmoi vendbanimin. Në orën 19:12, një dron armik goditi Stanislav-in.
“Fatkeqësisht, nuk po shohim asnjë prehje. Bombardimet vazhdojnë dhe civilët janë nën sulm përsëri”, tha guvernatori i Khersonit Aleksandër (Alexander) Prokudin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments