top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DURRËS: FATION JANINA DUKE DALË NGA PALLATI KU DYSHOHET SE VRAU PAULIN GINËN ME MOSHË 82 VJEÇ.

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fation Janina, me moshë 39 vjeç.

 

Ai akuzohet për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina, me moshë 82 vjeç.

 

Z. Janina ka pranuar krimin para autoriteteve policore, duke thënë se e vrau për një borxh.

 

Shkova për t’i kërkuar një borxh prej 200 mijë lekësh, por ai mu drejtua me fjalët ‘drogaxhi’.


Më pas ka nisur sherri dhe u përleshëm për rreth një orë, ku z. Gina ka tentuar ta godiste me çekiç”, thuhet në deklarimet e z. Janina.

 

Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri.


U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Më ofendoi, më tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshëm afro 1 orë. Ai donte të më godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë.


Pastaj e qëllova edhe disa herë me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time.


Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas në gjendje të renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, ka deklaruar z. Janina.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page