top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA DRITAN BALLA | AKUZOHET SI HAJDUT AUTOMJETESH + BANESASH + PARESH TË THATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dritan Balla, me moshë 40 vjeç.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor i akuzuar se hajdut automjetesh por edhe si hajdut banesash (dy automjete të vjedhura + mbi 10 mijë dollarë).

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

 

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

 

• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

 

• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

 

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

 

• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page