DURRËS: U ARRESTUA GENTJAN KËRÇUKU BANUES NË TIRANË: U NXORRI KOBUREN SPORTIVE PUNONJËSVE TË POLICISË BASHKIAKE DHE IU PREZANTUA SI AGJENT I SPAK-ut.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gentjan Kërçuku, me moshë 39 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet se kanosi me armë sportive (pistoletë), punonjësit e Policisë Bashkiake.
Njoftim | Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin.
Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments