top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA HAKI KOKA | NË BANESË IU GJET ARMË ZJARRI DHE MUNICION LUFTARAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 20
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Haki Koka, me moshë 29 vjeç.

 

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri” gjatë zhvillimit të të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në banesë (në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal) një armë zjarri e shkurtër brezi (pistoletë) + municion luftarak.

 

Z. Haki Koka është djali i z. Leonard Koka dhe nipi i ish-ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka, i cili, ndodhet në burg për përfshirjen e tij në çështjen penale të djegësave të mbeturinave (inceneratorëve).

 

Njoftim | Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

 

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

 

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

 

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page