Bejrut, Liban | Burime arabe i thanë kanalit saudit Al-Hadth se dy persona u vranë në sulmin në bastionin e Hezbollahut, në Bejrut.
Sipas burimeve, një zyrë koordinimi e Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare iraniane ndodhet në vendin e sulmit.
Gazeta libaneze “Al-Mayadeen” raportoi se sulmi synoi gjithashtu një ndërtesë banimi dhe shkaktoi shembjen e saj të pjesshme.
Objektivi tjetër u godit pranë Këshillit Shura të milicive shiite të lidhura me Iranin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments