top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËSHIFROHET NJË FJALË NGA PAPIRUSI ROMAK I VITIT 79 PAS KRISHTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23, 2023
  • 1 min read

Romë, Itali | Në shekullin e 18-të, mbi 1800 rrotulla papirusi të njohura si papirusi Herculaneum, u zbuluan në Itali, të ruajtura nga shpërthimi i malit Vezuvius, në vitin 79 pas Krishtit. Për shekuj me radhë, këto rrotulla, konsideroheshin të palexueshme. Megjithatë, një student 21-vjeçar i shkencave kompjuterike, i quajtur Ljuk Ferritëur (Luke Farritor) nga Universiteti i Nebraska-Lincoln, fitoi një konkurs global, duke përdorur një algoritëm të mësimit të makinës, për të deshifruar tekstin e parë, nga këto rrotulla. Një nga fjalët që ai deshifroi duke përdorur algoritmin e mësimit të makinës është “vjollcë”. Algoritmi identifikoi shkronjat, dhe theksoi me sukses bojën. Arritja e Farritorit i dha atij një çmim 40000 $, ndërsa një tjetër garues, z. Youssef Nader, nga Universiteti i Lirë i Berlinit, doli në vendin e dytë, dhe mori 10000 $. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page