top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËSHMIA E FESTIM BEXHDILLIT DHËNË NË GJKKO | DËSHMOI SE 4 VETA SOLLËN ME MAKINË “RANGE ROVER” NJË TRUP TË PA JETË TË CILIN E KALUAN TE NJË MAKINË “FIAT DOBLO”; NGA FRIKA U DHA KAZMË DHE LOPATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 3 min read
I pandehuri Festim Bexhdilli.
I pandehuri Festim Bexhdilli.

Tiranë, Shqipëri | Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) dëshmoi i pandehur Festim Bexhdilli në lidhje me vrasjen e z. Jan Prenga.

 

Z. Bexhdilli ishte i punësuar si kopshtar i kompleksit “Golden Resort”, ku sipas deklarimeve të tij 4 veta të armatosur sollën me një automjet të tipit “Range Rover” një trup të pajetë, të cilëve, nga frika, u dha lopatë dhe kazmë.

 

Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi.


Shkova t'i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova.


Isha i frikësuar. Më thanë ka vekur njëri. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur.


E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin”, dëshmoi z. Bexhdili.

 

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.


Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha: ‘c'doni këtu, po na merrni në qafë’. Ju kërkoi të ikin shpejt.


Nuk e di c'bëri Altini pastaj.


Nuk e di për cfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, dëshmoi z. Bedxhili.

 

Z. Bexhdili u dënua fillimisht me burgim të perjetshëm, por më pas vendimi i tij penal u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së (që më parë e kishte konfirmuar dënimin e tij penal).

 

Prokuroria e Posaçme (SAPK) dyshon se z. Bexhdilli ka dijeni se ku është fshehur apo asgjësuar trupi i z. Jan Prenga, por z. Bexhdilli e ka mohuar një gjë të tillë.

 

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet penale paraprake dhe dërgoi për gjykim aktet proceduriale penale në ngarkim të z. Altin Hajri, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e z. Jan Prenga, më 17 janar të vitit 2020.

 

Porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së z. Jan Prenga dyshohet se është z. Dritan Rexhepi, sepse, ai kishte krijuar bindjen se në vitin 2019, vëllai i z. Jan Prenga, z. Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, në një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

 

Z. Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll më 10 nëntor të vitit 2023, dhe u ekstradua më 8 janar të vitit 2025 në Tiranë. Aktualisht nbahet në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie.

 

Z. Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës.

 

Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të z. Altin Hajri, personazh i listuar nga autoritetet vendore dhe të huaja si i përfshirë në veprimtari që lidhen me trafiqe të lëndëve narkotike.

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat, konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

 

Në këto pamje shfaqen z. Altin Hajri dhe z. Festim Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Drogë.
Drogë.

Z. Altin Hajri.
Z. Altin Hajri.
Z. Emiljan Hajri.
Z. Emiljan Hajri.
Kompleksi "Hajri" ku u çua kufoma e z. Jan Prenga.
Kompleksi "Hajri" ku u çua kufoma e z. Jan Prenga.
Z. Dritan Rexhepi.
Z. Dritan Rexhepi.
Z. Jan Prenga.
Z. Jan Prenga.
Një sasi droge u bë shkak për vrasjen e z. Jan Prenga.
Një sasi droge u bë shkak për vrasjen e z. Jan Prenga.
Z. Jan Prenga dhe z. Dritan Rexhepi.
Z. Jan Prenga dhe z. Dritan Rexhepi.

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page