top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

E DJATHTA NDËRKOMBËTARE DO TË MBLIDHET NË ARGJENTINË MË 5 SHTATOR 2024: ASNJË PARTI E DJATHTË SHQIPTARE NUK ËSHTË E FTUAR SEPSE NË SHQIPËRI NUK KA PARTI TË DJATHTA | MILEI DO TË HAPI TAKIMIN.

Buenos Aries, Argjentinë | Presidenti argjentinas Javier Milei do të inaugurojë takimin e tretë të Amerikës së Jugut të Forumit të Madridit më 5 shtator 2024 në Buenos Aires, një aleancë e ultra e djathtë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2020, me iniciativën e partisë spanjolle Vox.

 

Konfirmimi zyrtar ka mbërritur në orët e fundit përmes faqes zyrtare të organizatës ku thuhet se takimi do të mbledhë më 5 dhe 6 shtator në Buenos Aires forcat patriotike ibero-amerikane dhe evropiane që kundërshtojnë socializmin dhe mbrojnë lirinë dhe do të inaugurohet nga Javier Milei, president i Republikës së Argjentinës.

 

Takimi do të mbahet në ish-Qendrën emblematike Kulturore Kirchner të kryeqytetit argjentinas, të riemërtuar për këtë rast si “Pallati i Lirisë” ku pritet edhe pjesëmarrja e udhëheqësit të subjektit politik spanjoll Vox, Santiago Abaskal (Abascal), edhe pse prania e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht).

 

Për presidentin argjentinas, kjo nuk është pjesëmarrja e parë në një konventë ultra të djathtë.

 

Vetëm këtë vit presidenti Milei mori pjesë në dy takime të konferencës së veprimit politik konservator (Cpac), një në Uashington dhe një tjetër në Brazil, dhe në muajin maj ai mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Vox në Madrid.

 

Udhëheqësi ultra-liberal i përmbahet gjithashtu Kartës së Madridit, një dokument themelues i Forumit, i cili, ndër të tjera, synon të frenojë zgjerimin e komunizmit në rajonin ibero-amerikan.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page