E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NENSI (NANCY) VANHORN U TAKUA ME ANËTARËT E KLP | U KËRKOI TË VEPROJNË ME NDERSHMËRI PAVARËSISHT SFIDAVE DHE PRESIONEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 13, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale virtuale se e Ngarkuara me Punë, Nensi (Nancy) VanHorn, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.
Sipas njoftimit, znj. VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
“Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários