E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NENSI (NANCY) VANHORN U TAKUA SOT ME KRYEPESHKOPIN E SAPO FRONËZUAR TË TIRANËS + DURRËSIT + GJITHË SHQIPËRISË FORTLUMTURINË E TIJ JOAN PELUSHIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nensi (Nancy) VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joan Pelushin, për t’i përcjellë urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments