top of page
E BARDHË SHIRIT.png

E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NË SHQIPËRI NENSI (NANCY) VANHORN: SHBA-ës I QËNDROJNË POZICIONIT TË KAHERSHËM SE NUK ANGAZHOHEN ME INDIVIDË TË PËRCAKTUAR PËR PËRFSHIRJE NË KORRUPSION MADHOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 18, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nensi (Nancy) VanHorn deklaroi sot se SHBA-ës i qëndrojnë pozicionit të kahershëm se nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

 

Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë”, tha znj. VanHorn në një deklaratë për shtyp.

 

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë”, tha znj. VanHorn.

 

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha ajo në deklaratën për shtyp.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page