top of page
E BARDHË SHIRIT.png

E NGARKUARA ME PUNË E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË SHQIPËRI NENSI (NANCY) VANHORN U TAKUA SOT ME KRYETARIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SOKOL SADUSHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 20, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Nensi (Nancy) VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, të Republikës së Shqipërisë, Sokol Sadushi, dhe gjithashtu me kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe  Artur Kalaja.

 

Ambasada e SHBA bën me dije se znj. VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

 

Gjithashtu përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page