EKIPI I MJEKËVE QË PO KURON PAPA FRANÇESKUN: PAPA DO TË DALI NESËR NGA SPITALI; JETA E TIJ ISHTE NË RREZIK DY HERË; SHËRIMI I PLOTË DO TË DOJË EDHE 2 MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 2 min read

Vatikan | “Papa ishte dy herë në rrezik për vdekje”, thanë për gazetarët mjekët që trajtojnë Papën në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli).
Ai do të lirohet nesër, në kushte të qëndrueshme prej dy javësh. Periudha e pushimit në Shtëpinë e Shën Martës (Casa Santa Marta) do të vazhdojë dhe Papa Françesku do të shërohet për të paktën dy muaj”, shpjegoi profesor Serxhio (Sergio) Alfieri, kreu i ekipit mjekësor që trajton Papa Françeskun në Poliklinikën Xhemeli (Policlinico Gemelli).
“Është e vështirë të thuhet se sa kohë do të duhet për të rikuperuar fjalimin, por duke parë përmirësimet që kanë ndodhur, rikuperimi është i mundur në një kohë të shkurtër”, tha gjatë konferencës për shtyp, përfaqësuesi mjekësor i Papës në Vatikan, Dr. Luixhi Karbone (Luigi Carbone).
“Kur një pacient ka një infeksion të këtij lloji dhe ka qenë në një gjendje kaq të rëndë, progresi i mëtejshëm bëhet në shtëpi”, shtoi z. Alfieri.
“Spitali është vendi më i keq për të vazhduar rikuperimin, sepse është vendi ku infeksionet mund të kapen më lehtë. Infeksionet më të rënda janë zgjidhur. Disa viruse janë pakësuar. Disa kërpudha janë pakësuar, por do të duhet ende shumë kohë për t'i eliminuar”, thanë mjekët që trajtonin Papën kur iu përgjigjën gazetarëve në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli).
“Nëse na pyesni nëse pneumonia dypalëshe është ende atje, jo. Për të thënë nëse ai është shëruar plotësisht nga të gjitha speciet mikrobiale do të duhet ende pak kohë”, deklaruan profesor Alfieri dhe doktor Karbone (Carbone).
Për shërimin e tij në Santa Marta, Papa Françesku nuk do të ketë nevojë për shumë gjëra, përveç oksigjenit.
Përveç kësaj, për çdo nevojë, Vatikani ka një shërbim urgjence aktive 24 orë në ditë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires