top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKSPOZITË ME FOTOGRAFI QË PASQYRON STREHIMIN E HEBRENJVE NGA FAMILJET SHQIPTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Një ekspozitë dokumentare dhe fotografike u çel mbi strehimin e hebrenjve nga familjet shqiptare.

 

Në tematikën e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) dhe ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut çeli ekspozitë.

 

Në mesin e materialeve të përzgjedhura për ekspozim nga DPA-ja, gjendeshin:

1- Korrespondenca e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare me Legatat shqiptare në Londër dhe në Paris mbi mundësinë e instalimit të izraelitëve në Shqipëri.

2- Urdhëresa e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar prefekturave mbi ardhjen dhe qendrimin e izraelitëve në Shqipëri.

3- Korrespondenca e Ministrisë së Punëve të Brendshme me Prefekturën Krujë mbi transferimin e hebrenjve nga një lokalitet në tjetrin.

4- Etj, …

 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, parlamentarë të shumtë, drejtuesi i ITSHKSH-së, z. Skënder Asani, ambasadori z. Denion Meidani dhe përfaqësues të tjerë të trupave diplomatike.

 

Sipas njoftimit të DPA-së të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me të dhëna lidhur me masat e ndërmarra prej institucioneve shtetërore shqiptare, për të siguruar mbarëvajtjen e qëndrimit të hebrenjve.

 

DPA thotë se duke patur si synim promovimin e historisë unike të qëndrimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore, nënshkroi vite më parë një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve dhe të Heronjve të Holokaustit, “Yad Vashem”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page