top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR: 12 TË VDEKUR NGA NJË GRUP KRIMINAL I VESHUR ME KAMUFLAZH USHTARAK QË HAPI ZJARR NDAJ TURMËS SË TIFOZËVE QË SHIKONIN PËRLESHJE GJELASH | NË EKUADORIN E KOKAINËS ÇDO 1 ORË VRITET 1 NJERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 23 hours ago
  • 2 min read

Kuito, Ekuador | Persona të armatosur të veshur me uniforma ushtarake, hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që shikonin përleshjen e gjelave, duke vrarë të paktën 12 prej tyre në një zonë rurale të Ekuadorit”, tha policia të premten.

 

Masakra ndodhi rreth mesnatës në një zonë në kufirin e provincave Manavi dhe Santo Domingo de los Kakilas (Chacilas) në veriperëndim”, tha z. Renan Millër (Miller) Rivera, një oficer policie.

 

Ai shtoi se ka edhe disa të lënduar, pa u futur në më shumë detaje.

 

Manavi është ndër tetë provincat në Ekuador që janë vendosur në gjendje të jashtëzakonshme me urdhër të qeverisë për të trajtuar dhunën nga bandat e drogës.

 

Pamjet e kapura nga një kamerë vëzhgimi me qark të mbyllur dhe që qarkullojnë në mediat sociale virtuale tregojnë një grup prej të paktën pesë burrash të armatosur që hyjnë në vendin ku rrinin viktimat dhe fillojnë të qëllojnë me pushkë automatike.

 

Autorët mbanin uniforma ushtarake, një taktikë e zakonshme në rastet e larje hesapesh mes bandave rivale.

 

Që nga fillimi i vitit, mesatarisht një vrasje në orë është kryer në Ekuador, vend përmes të cilit kokaina e prodhuar në fqinjët e saj, Kolumbia dhe Peruja (dy vendet që renditen në krye të renditjes botërore për sa i përket prodhimit të kësaj lënde) kalon në tregjet kryesore të ShBA-ës dhe Evropës.

 

Z. Daniel Noboa, i cili po bën një luftë kundër rreth njëzet bandave që po shkatërrojnë vendin, u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të së dielës me 11 pikë ndaj kundërshtares të tij, një kandidate nga partia e majtë.

 

Ai i ka bërë thirrje SHBA-së të mbështesë luftën kundër trafikantëve të drogës dhe dëshiron që bazat ushtarake amerikane të rihapen në vend dhe që forcat speciale amerikane të mund të ndërhyjnë.

 

Për më tepër, presidenti i Ekuadorit njoftoi formimin e një aleance strategjike me një kompani private sigurie të kryesuar nga z. Erik (Eric) Prince, themeluesi i kompanisë Bllekuotër (Blackwater).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page