EKUADOR: ERIK PRINS (PRINCE) MBËRRITI NË KUITO (QUITO) ME QËLLIM PËRBALLJEN E NARKO-TERRORIZMIT | AI ËSHTË THEMELUESI I KOMPANISË BLLEKUOTËR (BLACKWATER).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Qeveria ekuadoriane tha se themeluesi i firmës amerikane të sigurisë Bllekuotër (Blackwater), Erik Prins (Prince), mbërriti në Kuito (Quito), me qëllim përballjen e narko-terrorizmit.
Me një njoftim në rrjetin social virtual Iks (X) ministria e Mbrojtjes ekuadoriane e përshkroi praninë e z. Prins (Prince) si një kapitull historik për sigurinë e vendit.
Sipas ministrit Gian Karlo (Carlo) Loffredo, eksperti dhe ekipi i tij po ofrojnë trajnime dhe këshilla për forcat e sigurisë ekuadoriane.
Nga ana e tij, z. Prins (Prince) tha se qëllimi i tij është t'i sigurojë zbatimit të ligjit dhe ushtrisë mjetet dhe taktikat për të luftuar në mënyrë efektive bandat e drogës.
Bllekuotër (Blackwater), një kompani private e mbrojtjes që lufton krimin e organizuar, ndezi polemika pasi u përfshi në të shtënat në Irak në vitin 2007, ku u vranë 17 civilë.
Pas ngjarjeve, kompania ndryshoi emrin e saj dhe z. Prins (Prince) i shiti aksionet e tij në një fond privat.
Ai aktualisht prezantohet në faqen e tij si një investitor, sipërmarrës dhe udhëheqës në reformën ushtarake.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments