Kuito, Ekuador | Kryetari i bashkisë së qytetit ekuadorian të Arenillas, Eber Ponce, u qëllua për vdekje.
Politikani u sulmua teksa drejtonte makinën e tij.
Sulmi ndodhi më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale në një vend të dominuar nga dhuna e bandave të trafikut të drogës.
Z. Ponçe (Ponce) ishte kryebashkiaku i dytë i vrarë në provincën e El Oro-os pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023, kur u zgjodh presidenti z. Daniel Noboa.
Z. Jorge Maldonado, i cili administronte qytetin e Portovelos, u vra më 19 prill të vitit 2024, në prag të një referendumi për luftën kundër krimit të organizuar.
Z. Noboa kandidon për rizgjedhje në votimin e 9 shkurtit dhe është favorit, veçanërisht për shkak të politikës së tij të ashpër ndaj bandave.
Sipas qeverisë, vrasjet u ulën me 16% në vitin 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments