EKUADOR: TË DREJTAT POLITIKE TË ZV/PRESIDENTES VERONIKA (VERÓNICA) ABAD U PEZULLUAN PËR 2 VJET NGA GJYKATA E MOSMARRËVESHJEVE ZGJEDHORE TË EKUADORIT | U AKUZUA PËR DHUNË POLITIKE NDAJ GRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Gjykata e Mosmarrëveshjeve Zgjedhore të Ekuadorit ka ratifikuar sanksionin përfundimtar ndaj zv/presidentes së Republikës, Veronika (Verónica) Abad, duke i pezulluar të drejtat e saj politike për dy vjet dhe duke pranuar ankesën për dhunë politike ndaj grave të paraqitur nga ministrja e Jashtme Gabriela Sommerfeld.
Gjykata e plotë u mblodh sot për t'iu përgjigjur ankesës së paraqitur në muajin shkurt nga znj. Abad, pas vendimit të shkallës së parë nga gjyqtari zgjedhor Guillermo Ortega, dhe vendosi me tre vota kundër dy për të pezulluar çështjen.
“Pasi dënimi të hyjë në fuqi, znj. Abad nuk do të jetë në gjendje të mbajë asnjë detyrë shtetërore, duke filluar nga post ii zëvendëspresidentit”, raporton uebfaqja e gazetës ekuadoriane “El Universo”.
Në funksion të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ekuador, i cili, do të mbahet më 13 prill 2025, sipas rregulloreve të vendit të Amerikës së Jugut, presidenti dhe kandidati për rizgjedhje Daniel Noboa, nëse dëshiron të bëjë fushatë, duhet të kërkojë licencë dhe t'ia dorëzojë funksionet e tij zëvendëspresidentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments