top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

EKUADOR: MINISTRI I MBROJTJES PO DËSHMON NË PARLAMENT NË LIDHJE ME ZHDUKJEN E 4 ADOLESHENTËVE | E AKUZUAR PËR ZHDUKJEN ËSHTË USHTRIA.

Kuito, Ekuador | Në Ekuador, polemika vazhdon për zhdukjen e katër adoleshentëve (të moshës 11 deri në 15 vjeç) pas arrestimit të tyre nga një patrullë e forcave të armatosura më 8 dhjetor 2024 në qytetin bregdetar të Guajakuil-it.

 

Duke folur para një komisioni parlamentar, ministri i Mbrojtjes, Gian Karlo (Carlo) Lofredo, mohoi se arrestimi i të rinjve u bë gjatë një operacioni ushtarak, duke pretenduar se përkundrazi ishte i motivuar nga një krim flagrant i dyshuar.

 

Paralelisht me fjalimin e tij, Komiteti i Përhershëm i OJQ-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut i kërkoi Parlamentit të hapë një gjyq për shkarkimin e ministrit, duke iu bashkuar një kërkese të ngjashme të paraqitur edhe nga partia kryesore opozitare, Revolucioni Qytetar.

 

Më shumë se 20 ditë pas zhdukjes së tyre, një gjyqtar pranoi se kishte pasur një zhdukje të detyruar të katër adoleshentëve nën përgjegjësinë e shtetit.

 

Pamjet e publikuara javën e kaluar tregojnë se si disa ushtarë ndalojnë dy prej këtyre fëmijëve pranë një qendre tregtare, i keqtrajtojnë dhe më pas i ngarkojnë në një furgon.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page