El Salvador | El Salvadori e mbylli vitin 2024 me një rënie rekord të shkallës së vrasjeve në 1.9 raste për 100000 banorë.
Presidenti Nayib Bukele e njoftoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke nënvizuar se vendi është padiskutim i konsoliduar si më i sigurti në hemisferën perëndimore.
“Në veçanti, muaji dhjetor i vitit 2024 ka qenë muaji më i sigurt në të gjithë historinë e vendit tonë me vetëm një vrasje në këtë periudhë dhe 30 ditë rresht pa vdekje të dhunshme”, shtoi ai.
Kreu i shtetit, nxitës i masave të jashtëzakonshme për të luftuar krimin e organizuar që nga inaugurimi i tij, mori përgjegjësinë për rezultatin, duke kujtuar se kur erdhi në pushtet, El Salvador ishte vendi me normat më të këqija të vdekshmërisë në botë.
Qeveria e El Salvadorit ka miratuar një gjendje të jashtëzakonshme që nga muaji mars i vitit 2022, e cila - përmes kufizimit të disa të drejtave themelore - ka lejuar një aktivitet më të vendosur për luftimin e krimit nga forcat e sigurisë, duke arritur një ulje progresive të shkallës së dhunës.
Megjithatë, masat e parashikuara nga gjendja e jashtëzakonshme kanë gjeneruar kritika nga OKB-ja dhe shumë OJQ ndërkombëtare për shkak të rreziqeve të mundshme të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments