ELBASAN: AGJENTËT E SPAK-ut KRYEN KONTROLLE NË TERREN ME QËLLIM GJETJEN E PROVAVE | NAZIF BARJAMI (BIZNISMEN); MARENGLEN ÇOKU (BIZNISMEN); LUAN TABAKU (DREJTOR I UKT-së) ISHIN SUBJEKTE TË KONTROLLEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle te:
1- Z. Nazif Bajrami. (Pronar i kompanisë “Bajrami N”, sipërmarrës në fushën e ndërtimit në Elbasan, ka fituar tendera në institucionet publike).
2- Z. Marenglen Çoku. (Administrator i ekipit të Futbollit të A. F. Elbasanit por edhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”).
Nga bisedat e kryera në platformën e koduar “Sky Ecc” është dalë në konkluzionin gjyqësor se ata janë të lidhur me grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Suel (Sulë) Çela - tashmë i shpallur në kërkim policor nga autoritetet e Posaçme të hetimit dhe të gjykimit penal.
3- Z. Luan Tabaku. (Ai është drejtor i ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan).
Aktet proceduriale penale me qëllim kryerjen e kontrolleve fizike në terren janë nënshkruar nga prokurorët e Posaçëm Vladimir Mara dhe Altin Dumani, dhe janë vleftësuar si të ligjshme nga Gjykata e Posaçme (GjKKO).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments