ELBASAN: U ARESTUAN XHULJANO GJYLA; FRANÇESKO BRAHO; AGIM LLESHANAKU | TË DËNUAR ME BURG PËR TREGTIM DROGE DHE PËR MOSKALLËZIM KRIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhuljano Gjyla.
2- Z. Françesko Braho.
3- Z. Agim Lleshanaku.
Ata ishin shpallur në kërkim policor.
Njoftim | U bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);
F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);
A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios